Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dje është arrestuar një shtetas i Shqipërisë në vendkalimin kufitar në Bllacë për shkak se kërkohej nga Interpoli.

“Më 25.10.2021 në orën 23:00 në vendkalimin kufitar “Bllace e Poshtme” gjatë kontrollit të pasaportave është konstatuar se N.F. (42) nga Republika e Shqipërisë është regjistruar në njësinë operative me masën “arrestim” pas kërkesës së Interpolit.

Ai është dorëzuar në stacionin policor në Çair për procedurë të mëtejshme”, thonë nga MPB./Telegrafi/

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Bllacë, kërkohej nga Interpoli shkruan Telegrafi.