Policia ka arrestuar një person i cili dyshohet për disa vjedhje në objekte fetare të janë regjistruar gajtë tre viteve.

I arrestuari edhe më herët është dënuar, ndërsa ndaj tij ishte lëshuar edhe fletarrest, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Dje rreth orës 13:00 në rrugën ‘JNA’ në Gostivar, policët e SPB Tetovë – Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike Gostivar e arrestoi personin me inicialet S.A (54) nga Studeniçani”, thuhet në kumtesën e policisë.

Ai dyshohet se gjatë tre viteve në rajonin e Gostivarit ka kryer disa vjedhje në objekte fetare. Ai krahas rajonit të Gostivarit ka vepruar edhe në Kërçovë dhe Demir Kapi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Personi është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të dërgohet në burgun e Idrizovës./Telegrafi/

The post Arrestohet një vjedhës ‘specialist’ i objekteve fetare nga Studeniçani appeared first on Telegrafi.