Arrestohet një person nga Llojani për transport të paligjshëm të emigrantëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia e Maqedonisë informon se ka arrestuar një person nga fshati Llojan i Komunës së Likovës, për shkak të transportimit ilegal të emigrantëve.

Nga MPB thonë se bëhet fjalë për A.S (45), i cili rreth orës 03:00 gjatë kontrollit të rregullt nga policia në autostradën Gradsko-Veles, me makinën e tij “Volkswagen Sharan” është kapur me 12 emigrantë.

Nga MBP thonë se dhjetë nga emigrantët kanë qenë nga Afganistani dhe dy nga Irani.

“Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të dorëzohet kallëzim adekuat”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Advertisement

Arrestohet një person nga Llojani për transport të paligjshëm të emigrantëve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy