MPB Maqedoni njofton se sot (03.11.2025) në Shkup, zyrtartët e policisë nga SPB Shkup arrestuan H.K. (37) nga Shkupi, i cili rreth orës 12:30 në bulevardin Goce Delçev në Shkup, me automjetin “Passat” me targa të Shkupit goditi një biçikletë të drejtuar nga J.K. (78) nga Shupi, cili vdiq në vendngjarje nga lëndimet e marra.

“Pas aksidentit, shoferi i automjetit “Passat” braktisi automjetin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, por pas masave të ndërmarra nga oficerët e policisë, ai u gjet dhe u arrestua”.

“Pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngrihet një kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";