Në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale sot u mbajt takim i ri mes ministres Jovanka Trençevska dhe kryetarit të Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedelkov, për të gjetur zgjidhje për pagesën e pagave për punëtorët në parashkollorë të cilët morën pjesë në grevën e organizuar nga SASHK-u.

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trençevska pas takimit të mbajtur me kreun e SAShK-ut Jakim Nedellkov informoi se janë nënshkruar ndryshime në marrëveshjen kolektive që rregullon pagesën e pagave dhe kontributeve në grevë e cila do të miratohet kah fundi i këtij muaji që do të thotë të drejta më shumë për të punësuarit në kopshte.

Ndërsa numri një  i SASHK-ut, Jakim Nedellkov deklaroi se ajo që ishte kontestuese, pagesa e mëditjeve për punonjësit në çerdhe, sot me ndryshimin në marrëveshjen kolektive në  këtë pjesë është rregulluar.

Nedellkov tha se MPPS ka pasur mirkuptim në atë që e kemi kërkuar./KlanMacedonia/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Arrihet marrëveshja SASHK-MPPS për të punësuarit në institucionet parashkollore shkruan Telegrafi.