Ura e KAÇKM-së, për të cilën kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, fillimisht pretendoi se ishte pothuajse e pamundur të përfundohet, do të vazhdojë të ndërtohet.

Në konferencën e sotme për media, nga Bashkia e Shkupit tha se projektet që kanë nisur nga kryetari i mëparshëm dhe duhet të vazhdojnë.

Përveç urës së KAÇKM-së, do të vazhdojë zgjerimi i bulevardit “Boris Trajkovski” nga Pintija deri në Draçevë, nyja e “Momin Potokut”, ndërtimi dhe rindërtimi i kanalizimit fekal të “Kiro Gligorovit”.

Këto janë marrëveshje tashmë të lidhura që duhet të realizohen, thotë kryetarja.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Do të vazhdojë edhe rikonstruksioni i Sallës Universale, bëhet një ndryshim i caktuar i dokumentacionit të projektit. Faza e parë duhet të përfundojë në pranverë./Telegrafi/

The post Arsovska: Do të ndërtohet ura e KAÇKM-së appeared first on Telegrafi.