Në hapësirat e Bashkisë së Shkupit, sot u mbajt pranim-dorëzimi i funksionit të kryetarit të qytetit ku njeriu i parë i deritanishëm, Petre Shilegov ia dorëzoi detyrën kryetares së re të Bashkisë Danella Arsovska.

Deklaratë pas ngjarjes dha vetëm Shilegovi, i cili theksoi se e ka njoftuar Arsovskën me gjërat themelore të rëndësishme.

“Unë pres se së shpejti do të njihet me problematikën në qytet e cila është komplekse në shumë sfera, megjithatë ekipi që mbeti këtu është seriozisht profesional dhe pres se do t’i ndihmojnë të ketë punë të suksesshme”, tha Shilegov.

Nga ekipi i Arsovskës paralajmëruan se në ditët në vijim kryetarja e re e Qytetit do t’i drejtohet opinionit përmes gazetarëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shilegov, në cilësinë e anëtarit të LSDM-së, i komentoi edhe ngjarjet e fundit politike me shumicën në Kuvend, me ç’rast tha se ajo që ndodhi gjatë fundjavës ishte hamendësim i opinionit, argëtim i opinionit dhe tentim të mbetet disi në lojën politike.

Gjatë javës, siç theksoi Shilegov, do të mbahet mbledhja e Këshillit ekzekutiv të partisë ku shumë gjëra do të zgjidhen.

 

Arsovska e mori detyrën e kryetares së Shkupit, kryeqendra për herë të parë do të drejtohet nga një grua shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";