
Kryetarja e Bashkisë së Shkupit, Danela Arsovska, pretendon se ka marrë informacion për marrëveshje në qeveri për, siç thotë ajo, “krijimin e kaosit në Shkup përmes ndërmarrjeve publike”.
Sipas saj, qëllimi është të largohet vëmendja nga legalizimi i ndërtesave të paligjshme në Çair, për të cilin ajo thotë se ka folur kohët e fundit.
“Biznesi i tyre multi-milionësh po destabilizohet. Ganiu, Mexhiti dhe Ademi po destabilizohen. Këtë mëngjes më thanë se kanë kurdisur plan për të destabilizuar Shkupin tani. Do të fillojnë me NPT, pastaj me Higjienën Komunale dhe do të krijojnë kaos për të defokusuar dhe qeverisur. Kjo është ajo që do të ndodhë nga sot. Koalicioni i biznesit me Ganiun, Mexhitin dhe Ademin nuk duhet të vuajë”.
Ndryshe, dje në Këshillin e Qytetit të Shkupit, pati përpjekje të pasuksesshme për të diskutuar pikërisht këtë temë, por pika nuk mori asnjë mbështetje për t’u vendosur në rend të ditës.
Arsovska kohët e fundit ka publikuar dokumente që ajo pretendon se vërtetojnë se në Komunën e Çairit janë bërë falsifikime për të legalizuar objekte që, sipas ligjit, nuk mund të legalizohen./Telegrafi/
The post Arsovska: Qeveria ka planifikuar destabilizimin e Shkupit nëpërmjet ndërmarrjeve publike appeared first on Telegrafi.