Krimi dhe korrupsioni në Maqedoni janë në vendin e parë dhe krijuesit e tyre kanë emër dhe mbiemër, Zoran Zaev, Oliver Spasovski, LSDM-ja dhe i gjithë krimineli Zaev nga qeveria dhe gjyqësia, tha në një konferencë për shtyp Dimçe Arsovski nga OBRM-PDUKM, duke folur për raportin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së i cili vë në dukje korrupsionin dhe përfshirjen e zyrtarëve qeveritarë.

Opozita akuzon se Maqedonia u bë sinonim i korrupsionit dhe krimit.

“Raporti i Departamentit të Shtetit thotë: Ligjet anti-korrupsion herë pas here zbatohen dobët dhe ndjekin në mënyrë selektive kritikët e qeverisë dhe shkelësit e vegjël. Ka akuza serioze për korrupsion në polici, gjyqësor dhe shumë sektorë të tjerë. Shumë kompani që veprojnë në Maqedoni, duke përfshirë kompani amerikane, tregojnë korrupsionin si një problem në dhënien e tenderëve publik dhe në gjyqësor”, tha Arsovski.

Ai deklaroi se në vend të kriminelëve të vërtetë, gazetarët që janë kritikë ndaj qeverisë ndiqen penalisht dhe të gjithë dinë për tenderët e Rashkovskit dhe milionat./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Arsovski: Departamenti i Shtetit vë në dukje korrupsionin dhe krimin e zyrtarëve të lartë qeveritarë shkruan Telegrafi.