Qeveria beson se ndarja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk është në interesin e askujt dhe se parimi i Bashkimit Evropian mund të ketë pasoja të sigurisë për të gjithë rajonin. Të dy vendet duhet të shkojnë së bashku në procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin, tha në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi i qeverisë, Dushko Arsovski.

Sipas tij, nuk ka asnjë alternativë tjetër, përveç të ardhmes evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor.

“Aspirata jonë është që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas i imponuar si çështje nga Bullgaria nuk duhet të jenë aspak tema e bisedimeve dhe angazhimit të Brukselit, Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të diskutojë vetëm për të ardhmen e saj evropiane.

Kryeministri Zaev ishte i qartë në takimet në Bruksel – identiteti dhe gjuha nuk duhet të jenë subjekt i negociatave në asnjë rast”, tha Arsovski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Maqedonia e Veriut ka zbatuar të gjitha reformat, shtoi zëdhënësi i qeverisë, duke shpjeguar se zbatimi i tyre është subjekt i disa proceseve për zbatimin e standardeve evropiane në vend.

Arsovski: Identiteti dhe gjuha nuk mund të jenë objekt i negociatave shkruan Telegrafi.