Në ditët e kaluara, ishe aktuale tema lidhur me masat diskriminuese të vendosura nga Qeveria, shkruan në Facebook Dimçe Arsovski, zëdhënës i OBRM-PDUKM-së.

Epilogu i sotëm është pikërisht ajo që po thosha një ditë më parë.

Ata vendosin masa, por në realitet ato janë të paqëndrueshme.

Unë e kam përmendur disa herë se ata nuk kanë një plan, nuk kanë krijuar protokoll të qartë për zbatimin e masave dhe se masat kanë dështuar, si dhe e gjithë strategjia e Qeverisë për t’u marrë me pandeminë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sot, dita e parë pas prezantimit të masës, epilogu është si më poshtë:

– Objektet e hotelierisë nuk kanë udhëzime të qarta se si të sillen.

– Objektet e hotelierisë nuk kanë kontroll të qartë se sa njerëz mund të marrin si mysafirë dhe cilët.

– furnizuesit e ushqimit nuk kanë një mekanizëm kontrolli për të qenë të sigurt se një nga mysafirët nuk u mashtrua dhe hyri me një certifikatë të rreme, në mënyrë që në fund të paguajnë gjobat.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

– Punonjësit e pavaksinuar në objektet e hotelierisë janë një rrezik potencial për transmetimin e Covid-19, nëse ndonjëri prej tyre është në periudhën e inkubacionit.

– personat jozyrtarë (punonjësit në objektet e hotelierisë) nuk duhet të identifikojnë qytetarët.

– sot objektet e hotelierisë janë bosh, qarkullimi është “llum” që do të thoshin vetë dhe askush nuk do t’i kompensojë, sepse masat u konceptuan dhe u kryen ndërsa ministrat dhe Zaev ishin në plazh./Telegrafi/

The post Arsovski: Qeveria vendosi masa, por në realitet ato janë të paqëndrueshme appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";