Komisioni Kuvendor për Zgjedhje dhe Emërime sot nuk e ka konstatuar propozimin që gjyqtarja e Gjykatës Administrative, Vesna Jovanovska, të jetë gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Deputetët deri më tani, përveç kandidates Tatjana Vasiq Bozazhieva, e cila punon në Ministrinë e Drejtësisë si këshilltare shtetërore për legjislacion civil, dhanë mbështetje edhe për kandidaturën e gjyqtarit civil në Gjykatën e Apelit në Shkup Fatmir Skenderi. Ata, si dhe prokurori publik republikan Lubomir Joveski, është propozuar nga partitë në pushtet.

Nga gjashtë të cilët janë propozime të VMRO-DPMNE-së, përveç Jovanovskës, deri më tani është refuzuar kandidatura e profesoreshës universitare Rodna Zhivkovskës, prokurorit Todor Vitlarovit dhe gjyqtarit në pension Branko Sekullovskit. Propozime të opozitës janë edhe profesori universitar Savi Klimovski dhe Vojisllav Dimovski, prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Ohër.

Pas pauzës, seanca do të vazhdojë me debat për kandidatët e tjerë, më saktë kandidatin Vojisllav Dimoskin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

As Vesna Jovanovska nuk kalon në propozimin për gjykatëse kushtetuese shkruan Telegrafi.