ASH-AAA: Skandali me djegien e derivateve toksike, shfaqi fytyrën e vërtetë të pushtetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partitë opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, kanë reaguar pas skandalit të publikuar nga IRL (Laboratori për korrespodencë hulumtuese) me naftën për ngrohje, që në fakt bëhet fjalë për derivate të rënda toksike që janë të ndaluara në vendet e BE-së.

Nga ASH dhe AAA thonë se ky skandal shpërfaq fytyrën e vërtetë të këtij pushteti që sipas tyre, edhe me çmimin e helmimit dhe rrezikimit të jetës së qytetarëve, është i vendosur të kënaq interesat e veta.

“Të nderuar qytetarë, Qeveria e vendit tonë, me vetëdije dhe më qëllim përfitimi ka helmuar qytetarët e saj për tre vite me radhë. Prandaj, e pyesim publikisht Kryeministrin Zaev: Si është e mundur që më qindra e mijëra tonelata mbetje toksike të derivateve të rënda të kalojnë në kontrollin doganorë dhe askush mos ta hetojë këtë për tre vite me radhë? Cili është roli juaj si njeri i parë i Qeverisë, kur tani më dihet publikisht se ish zëvendësi dhe miku Juaj Angjushev ka ndërmjetësuar partneritetin mes firmës furnizuese Evrotim nga Kërçova dhe Hifa Oil nga Bosnja?”.

“Të nderuar qytetarë, Qeveria LSDM-BDI në vitet 2018 dhe 2019 kur Shkupi, Tetova dhe Kavadari ishin qytetet më të ndotura në botë, Ministri i Mjedisit dhe Zëvendës Kryeministri Angjushev i akuzonin qytetarët se po e ndotin ajrin si pasojë e ngrohjes me dru, por sot u kuptua se ata paskan qenë ndotësit dhe vrasësit e vërtetë të qytetarëve duke i helmuar me vetëdije me qëllim të përfitimit personal. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa i bën thirrje Prokurorisë Publike që të ndërmerr masa në përputhshmëri me ligjin për skandalin në fjalë, me qëllim identifikimin e fajtorëve duke filluar nga Kompania furnizuese Evrotim, Drejtoria e Doganave, inspektorati i mjedisit, Inspektorati i tregut, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Mjedisit dhe nxjerrjen e tyre para drejtësisë”, thuhet në reagimin e ASH-AAA.

Advertisement

Ndryshe, sipas storjes televizive të redaksisë së Laboratorit të Gazetarisë Hulumtuese e publikuar në TVM, ndotja e lartë e ajrit në vend është shkaktuar nga tonelata karburant të rrezikshëm që në mënyrë të rrejshme është treguar si mazut. Atë e kanë përdorur edhe institucionet shtetërore./Telegrafi/

ASH-AAA: Skandali me djegien e derivateve toksike, shfaqi fytyrën e vërtetë të pushtetit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy