
Sot, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, kryetari i Komunës së Gostivarit Valbon Limani, zëvendësdrejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Nazim Taipi, si dhe funksionarë të tjerë të lartë të partisë, morën pjesë sot në nisjen zyrtare të punimeve për ndërtimin e autostradës Tetovë–Gostivar.
Në këtë ngjarje të rëndësishme për vendin ishin të pranishëm edhe kryeministri Hristijan Mickoski ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler, dhe përfaqësues të kabinetit qeveritar.
Ky projekt strategjik përfshin ndërtimin e një segmenti prej 18 kilometrash, me një vlerë investimi prej mbi 90 milionë eurosh. Brenda këtij projekti parashihen:
8 mbikalime për lidhjen e rrugëve lokale me një rrugë paralele të sapoprojektuar,
1 mbikalim për kryqëzimin e ri në komunat Bogovinë dhe Vrapçisht,
Rindërtimi i kryqëzimit të daljes në Tetovë përmes mbikalimit ekzistues.
Në njoftimin për media nga Aleanca për Shqiptarët thonë se mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve konkrete infrastrukturore, që sjellin përfitime të prekshme për qytetarët dhe kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.
The post ASH e Taravarit: Ndërtimi i autostradës Tetovë-Gostivar,18 kilometra rrugë, investim mbi 90 milionë euro appeared first on Telegrafi.