
Nga Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit thonë se “letra e fundit nga Bullgaria, që akuzon Maqedoninë e Veriut dhe vë në pikëpyetje integrimin evropian, është dëshmi e hidhur e kapitullimit të plotë të qeverisë së OBRM-PDUKM-së dhe VLEN-it”.
Nga ASH thonë se kjo qeveri ka zgjedhur heshtjen dhe nënshtrimin përballë krimit dhe nepotizmit.
“Me heshtjen e saj, ajo ka humbur shpresat e integrimit dhe ka rrënuar ardhmërinë e rinisë së këtij vendi. Në vend që të mbrojë interesat e qytetarëve, ajo e ka ulur kokën dhe e ka lënë vendin pa dinjitet. OBRM-PDUKM mashtron, VLEN justifikon – ndërsa qytetarët paguajnë çmimin me izolim dhe poshtërim ndërkombëtar. Na premtuan “rrugë të shpejtë drejt BE-së”. Rezultati? Letra denigruese nga një vend anëtar i BE-së dhe një perspektivë evropiane e bllokuar. Në vend të vizionit diplomatik, kemi paaftësi. Në vend të politikës së jashtme, kemi pazare për karrige. Në vend të integrimit, kemi stagnim dhe krizë”.
“Shqiptarët kanë qenë gjithmonë motori i integrimit euroatlantik. Sot, VLEN ka zgjedhur të jetë fasadë e VMRO-së, duke u kthyer në mbulesë për politikat antievropiane të saj. Në vend që të mbrojë shqiptarët, VLEN po e poshtëron zërin e tyre. Në vend që të jetë garant i ardhmërisë, është bërë garant i dështimit. Qeveria duhet të tregojë pse Maqedonia e Veriut ndodhet sot në pozitën më të turpshme diplomatike në rajon. VLEN duhet të tregojë pse hesht dhe pse pranon të jetë ortak në këtë tradhti politike”, thonë nga OBRM-PDUKM.
The post ASH e Taravarit: Qeveria e OBRM-PDUKM-së dhe VLEN-it ka humbur shpresat e integrimit dhe ardhmërinë e rinisë appeared first on Telegrafi.