
Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit ka shprehur shqetësimin për zvarritjen e miratimit të Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në institucionet shtetërore.
Kjo parti kritikon planin e qeverisë, për ta dërguar fillimisht ligjin në Komisionin e Venecias, duke e cilësuar këtë si taktikë bllokuese nga OBRM-PDUKM dhe partnerët e koalicionit VLEN.
Aleanca kërkon që ligji të miratohet fillimisht në Kuvend dhe më pas t’i nënshtrohet vlerësimit ndërkombëtar, për të garantuar barazinë dhe shmangur keqpërdorimet politike.
“Kjo është një praktikë e rrezikshme që mund të krijojë zbraztirë juridike, në një moment kur vendi ka nevojë për garanci të qarta për përfaqësim të drejtë të të gjitha komuniteteve”, shtojnë nga ASH./Telegrafi/
The post ASH e Taravarit: Të miratohet Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, pastaj të dërgohet në Komisionin e Venecias appeared first on Telegrafi.