Aleanca për Shqiptarët përmes një komunikate thotë se derisa Mijallkov, Katica Janeva, Orce Kamçev dhe shumë kriminelë të tjerë po festojnë me familjet e tyre, shumë shqiptarë ndodhen në burgje si të pafajshëm.

“Sot ndodhi që gjykata e Ahmet-Mijallkov-Zaevit solli vendim për mosrigjykim të rastit të Kumanovës edhe pse nuk ka dëshmuar as Ali Ahmeti, Artan Grubi, e të tillë si ata që kanë luajtur rol të dyshimtë në momentet e luftimeve ku u vrane disa ish ushtarë të UÇK-së dhe disa pjesëtarë të forcave policore”, thuhet në komunikatën e ASH-së.

Ata shtojnë se nuk u zbardhën as “bombat” për të vërtetën e grupit të Kumanovës me të cilin erdh në pushtet Zaev.

“Kur mashtroi Zoran Zaevi, atëherë kur për pushtet perdori rastin apo sot që i dënon për të satën herë me radhë!? Prokuroria duhet të veprojë në të dy rastet, por siç më dihet ajo është e kapur dhe vepron vetëm me diktat të Ali Ahmetit e Zoran Zaevit. Drejtësia e Maxhar Telekomit dhe çantave të Luis Vitonit po i numërojnë ditët e fundit, koha e përgjegjësisë po afrohet”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

ASH: Gjykata e Ahmetit-Mijallkovit-Zaevit refuzojnë rigjykimin e rastit të Kumanovës shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";