Sot më shumë se kurrë shihet fytyra e vërtetë e Mickoskit dhe partnerëve të tij politikë. Takimi dhe publikimi i fotografisë me Gordana Jankullovskën, legalizojnë dhe rehabilitojnë krimin politik dhe institucional si viktimë politike, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

Aleanca për Shqiptarët, theksojnë nga atje, dënon ashpër tentimin e Hristjan Mickovskit dhe OBRM-PDUKM-së, që të amnistojnë dhe rehabilitojnë kriminel që janë duke vuajtur dënimin me burg edhe në këto momente.

“Fakti që OBRM-PDUKM asnjëherë nuk ka gjetur forcë për të kërkuar falje për të shkuarën e errët dhe të distancohet nga ajo periudhë, tregon se edhe e ardhmja e tyre mbetet krimi e errësira, e në këto veprime regresive kanë partner edhe ca shqiptarë të mjerë.

Pyesim publikisht, Mickoskin dhe opozitën, a do të thotë kjo fotografi se planifikoni rikthimin në politikë të të gjithë kriminelëve të dënuar me vendime të plotëfuqishme për krime dhe keqpërdorime të pushtetit në të kaluarën? A është kjo arsyeja e kundërshtimit dhe bllokimit të së ardhmes evropiane të vendit, që do të sillte edhe drejtësinë dhe luftën e drejtë kundër krimit dhe korrupsionit?”, thonë nga ASH./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post ASH: Me takimin Mickoski – Jankullovska, opozita legalizon krimin politik dhe institucional appeared first on Telegrafi.