Aleanca për Shqiptarët në një reagim me shkrim thonë se Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, pranoi dështimin e Qeverisë.

Ai vetë pohoi se masat e fundit nuk kanë dhënë rezultate dhe nuk kanë arritur të ulin çmimet e produkteve ushqimore.

“Qeveria konfirmoi të gjitha paralajmërimet tona, andaj u bëjmë thirrje që t’i pranojnë propozimet e Aleancës për Shqiptarët edhe për uljen e TVSH-së, akcizës dhe marzhës për karburantët si dhe propozimet për bllok tarifat e reja të energjisë” thonë nga ASH.

Nga partia thonë se “sot u dëshmua se çmimin nuk e kanë rritur shitësit me pakicë, por çmimet e larta të karburantëve si dhe taksat e shtetit janë burimi kryesor i shtrenjtimeve. Andaj, mos bëni inate në kurriz të qytetarëve, mos i plaçkitni edhe më shumë. Pranoni propozimet tona dhe jepni dorëheqje nga postet tuaja”, thuhet në reagimin e ASH-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post ASH: Ministri Bekteshi pranoi dështimin me uljen e çmimeve, le t’i pranojë propozimet tona appeared first on Telegrafi.