Ata që e kanë gojën plot retorikë për integrime dhe akuza ndaj të tjerëve për Rusinë, u demaskuan vetë në mënyrën më skandaloze, thuhet në kumtesën nga ASh.

“Në prag të 20 vjetorit të partisë së tyre, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka pritur një delegacion të bashkëpunëtorëve të Ramazan Kadirovit në 70 vjetorin e babait të liderit pro rus. E gjithë kjo ka ndodhur në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, institucionin më të lartë ligjvënës të një vendi anëtar të NATO-s.

Njerëzit e Kadirovit dhe Xhaferit shifen të përqafuar edhe pse ky i fundit ka tentuar që të fsheh takimin duke mos e publikuat në faqen zyrtare të Kuvendit. Për të qenë skandali edhe më i madh, njëri nga bashkëpunëtorët e Kadirovit që publikoi fotografitë, luftën e vitit 2001 e paraqet si luftë fetare, ndërsa Xhaferit nuk i pengon krahasimi me komandantët pro rusë të Çeçenisë”, thuhet mes tjerash në kumtesën e ASh.

The post ASh: Miqësia pro ruse BDI-Kadirov appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";