“Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim të thellë dhe indinjatë për faktin se, pavarësisht premtimeve publike nga përfaqësues të grupacionit VLEN, nxënësit shqiptarë të fshatit Nerovë në Komunën e Krushevës nuk e kanë nisur vitin e ri shkollor në objektin e ri shkollor, por janë detyruar të vazhdojnë mësimin në godinën e vjetër, e cila prej kohësh është e papërshtatshme dhe e rrezikshme për zhvillimin normal të procesit mësimor”, kështu reaguan nga Aleanca për Shqiptarët ndaj koalicionit VLEN.
Sipas ASH-së VLEN veç asaj që nuk mban premtimet e dhëna, por shqetësues është fakti se eksponentë të lartë të këtij koalicioni e shajnë dhe fyejnë ambasadorin e Shqipërisë në vendin tonë Denion Meidani.
”Kjo është edhe një dëshmi tjetër e dështimeve të njëpasnjëshme të VLEN-it, i cili, në vend që të punojë për zgjidhjen reale të problemeve jetike të qytetarëve shqiptarë, vazhdon të bëjë politikë me premtime të pambajtura dhe propagandë boshe. Edhe më shqetësues është fakti se ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Denion Meidani, u përball me sharje dhe fyerje nga eksponentë të lartë të grupacionit VLEN, vetëm pse ngriti shqetësimin për këtë çështje. Nxënësit e Nerovës meritojnë kushte dinjitoze për mësim, jo mashtrime para kamerave.jaft më me premtime boshe – është koha për veprim konkret dhe përgjegjësi”, thuhet në reagimin nga Aleanca për Shqiptarët.
The post ASH: Nxënësit e fshatit Nerovë nuk e filluan vitin e ri shkollor në shkollën e re, VLEN nuk i mban premtimet e dhëna appeared first on Telegrafi.