Opozita shqiptare i ka mbështetur me votë konkluzionet e Kuvendit për propozimin francez, por jo të gjithë deputetët shqiptarë opozitarë ishin të pranishëm në votim.

Nga lista e votimit duket se mes deputetëve shqiptarë që nuk ishin të pranishëm, janë kreu i ASh-së Ziadin Sela dhe deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli.

Nga Aleanca për Shqiptarët ende Tv21 nuk ka marrë përgjigje për mosprezencën e Selës, ndërsa deputeti Zendeli tha se nuk gjendet në vend.

“Jam jashtë Maqedonisë që nga dita e martë. Jam në një projekt në Maroko”, tha Zendeli.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dje Kuvendi me 68 vota “për” miratoi propozim konkluzionet e dorëzuara nga LSDM-ja dhe BDI-ja pas debatit për Informacionin për përmbajtjen e Propozim kornizës negociuese për negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian, të propozuar nga Presidenca franceze me Këshillin e BE-së.

Pas kësaj Qeveria e miratoi propozimin francez, ndërsa të martën pritet të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.

The post ASh pa përgjigje për Selën, Zendeli tregon pse nuk ishte i pranishëm në votimin e propozimit francez appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";