VLEN, për të mbuluar dështimet e saj, po paraqet si “punësime të rregullta” punësimet parazgjedhore manipuluese me kontrata afatshkurtra. Ndërkohë, partneri i saj qeverisës, VMRO-DPMNE, po e mbush administratën me militantë partiakë përmes vendimeve për punë të përhershme. Kështu ka akuzuar ASH-Taravari, sipas të cilës, VLEN ka kryer aty-këtu ndonjë punësim me paga të majme, por vetëm për familjarët e klanit udhëheqës – jo për aktivistin e ndershëm dhe qytetarin e sinqertë.

“Ata presin në listat e famshme prioritare të punësimeve. Rastet e nepotizmit dhe klientaliste flasin vetë, djali i deputetes Merita Kollçi – Koxhaxhiku është punësuar në M-NAV, sikurse nipi i kryetarit të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, i cili është punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Akademinë Ushtarake ‘Gjeneral Mihajlo Apostolski’ në Shkup. Ky është modeli i udhëheqjes së VLEN-it, që merr poste të rëndësishme në institucione vetëm për familjarët e tyre, si shpërblim nga VMRO-DPMNE për lojalitetin politik”, thuhet në reagim.

VLEN-i, thuhet më tej, premtoi 2500 punësime për shqiptarët.

“Sot, reklamon vetëm 33 punësime me kontrata afatshkurtra, ndërsa VMRO-DPMNE, vetëm brenda një jave, punësoi 177 militantë partiakë, përfshirë edhe 14 punësimet e fundit në M-NAV. Aleanca për Shqiptarët e dënon këtë praktikë të turpshme të punësimeve partiake dhe nepotike dhe kërkon që vendet e punës në institucionet shtetërore t’u takojnë qytetarëve mbi bazën e meritës, e jo si shpërblim për shërbime politike dhe puthadorë të Hristijan Mickoskit”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post ASH: Premtuan 2500 punësime, mburren me 33 kontrata – VLEN shpërblen familjarët, jo shqiptarët appeared first on Telegrafi.