Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit ka reaguar ndaj punësimeve të fundit në institucionet shtetërore, të cilat sipas saj vazhdojnë të kenë karakter monoetnik.

Nga ASH thonë se vetëm gjatë ditëve të para të gushtit, në Agjencinë për Kadastrën e Pasurisë së Paluajtshme janë punësuar dhe avancuar 25 maqedonas dhe asnjë shqiptar, ndërsa në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë 20 maqedonas dhe sërish asnjë shqiptar.

“Ky është bilanci real i ‘përfaqësimit të drejtë dhe adekuat’ që propagandon kjo qeveri,” thuhet në deklaratën e ASH-së, duke akuzuar grupimin VLEN për heshtje.

“Shqiptarët nuk janë qytetarë të dorës së dytë. Nuk do të pranojmë të jemi ‘zero’ në statistikat e administratës. Çdo rast i përjashtimit etnik do të dokumentohet dhe do të shërbejë si provë për regresin demokratik që po kalon vendi,” përfundon reagimi i Aleancës për Shqiptarët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post ASH: Punësimet nëpër institucionet shtetërore diskriminojnë shqiptarët, VLEN po hesht appeared first on Telegrafi.