Aleanca për Shqiptarët ka reaguar në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut për vitin 2025, duke e cilësuar atë “një dokument të rëndësishëm që reflekton realisht gjendjen e brendshme politike, institucionale dhe demokratike të vendit”.

Sipas Aleancës, raporti evidenton sfida serioze në drejtësi dhe sundim ligji.

“Qeveria duhet të ndërmarrë masa konkrete për depolitizimin e institucioneve të drejtësisë dhe funksionimin e pavarur të Prokurorisë dhe Gjykatave. Të ndalohen praktikat e punësimeve partiake dhe të forcohen mekanizmat e kontrollit, duke siguruar që institucionet antikorrupsion të kenë fuqi reale dhe jo dekorative”, shtojnë nga ASH.

Aleanca për Shqiptarët nënvizon rëndësinë e përfaqësimit të drejtë të komuniteteve dhe respektimit të marrëveshjes së Ohrit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Integrimi evropian nuk mund të ecë përpara pa respektim të plotë të barazisë faktike të qytetarëve shqiptarë në çdo nivel të institucioneve. Maqedonia e Veriut nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian me institucione të dobëta, me drejtësi të varur dhe me korrupsion të rrënjosur. Evropa kërkon vlera, jo vetëm deklarata”, përfundojnë nga ASH.