ASH-Sela: Dera është gjithmonë e hapur për ata që u larguan, ju ftojmë në shtëpinë tuaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Aleanca për Shqiptarët – krahu i Ziadin Selës përmes një reagimi thonë se dera është gjithmonë e hapur për rikthimin e atyre që u larguan, në vendin ku e nisën rrugëtimin politik.

Ata theksojnë se Sela nuk ka lejuar asnjëherë që anëtarët e ndershëm të partisë të sulmohen, nënçmohen apo përjashtohen, as gjatë bashkëpunimit dhe as pas ndarjes nga grupimet e tjera.

“Nuk ju ftojmë në shtëpinë tuaj, sepse kjo është shtëpia juaj dhe ju këtu e keni vendin. Vetëm duam t’ju rikujtojmë se ju presim, ju besojmë dhe vazhdojmë të jemi të bindur se ju do të riktheheni aty ku gjithmonë keni ndier ngrotësinë, drejtësinë, pastërtinë, guximin dhe krenarinë e vërtetë”, thuhet në njoftimin e ASH-Sela.

Kujtojmë se Arben Taravari nga VLEN, vendosi për braktisjen e koalicionit dhe qeverisë ditë më parë, pasi sipas tij qytetarët nuk ishin të kënaqur me punën e koalicionit shqiptar në Qeveri.

Advertisement

Ai tha se pushteti është populli dhe se ASH-ja po i kthehet popullit për të fituar në zgjedhjet lokale të muajit tetor.

The post ASH-Sela: Dera është gjithmonë e hapur për ata që u larguan, ju ftojmë në shtëpinë tuaj appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy