Aleanca për Shqiptarët krahu i Taravarit, sot kanë reaguar në lidhje me punësimet të qeverisë aktuale. Sipas tyre, edhe përkundër faktit që partneri qeveritar shqiptar VLEN, premtuan 2500 punësime, nga krahu i Taravarit thonë që rezultati deri tani është 0.

“Në fillim të muajit gusht, realiteti i punësimeve në institucionet shtetërore të Maqedonisë së Veriut e nxjerr zbuluar mashtrimin e madh të propagandës së VLEN-it. Shifrat flasin vetë dhe nuk kanë nevojë për koment. Janë bërë 116 punësime në tre institucione – vetëm 1 është shqiptar, sigurisht ndonjë familjar i krerëve të VLEN-it.

Në radhët e fundit të pranimeve në Armatë dhe në Ministrinë e Mbrojtjes, janë punësuar 71 maqedonas dhe vetëm 1 shqiptar – një tregues brutal i përjashtimit sistematik të shqiptarëve nga strukturat e sigurisë.

Në Agjencinë për Kadastrën e Pasurisë së Paluajtshme, bilanci i avancimeve dhe punësimeve të fundit është 25 maqedonas dhe 0 shqiptarë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në Agjencinë për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë, u punësuan 20 maqedonas dhe 0 shqiptarë.

VLEN-i që premtoi 2.500 punësime për shqiptarët, ka sjellë deri tani 0. E vetmja gjë që po punësohet me ritme të shpejta është gënjeshtra”, thonë nga ASH.

Nga atje thonë se ky është realiteti i qeverisjes aktuale – OBRM-PDUKM-ja ecën me agjendën e saj, ndërsa VLEN-i hesht, pranon, dhe dekoron këtë pabarazi të turpshme.

“Shqiptarët janë bërë spektatorë të ndarjes së posteve për një pakicë të privilegjuar, ndërsa masa trajtohet si e padukshme. Aleanca për Shqiptarët dënon këtë diskriminim të pastër dhe paralajmëron se heshtja përballë këtij përjashtimi është bashkëfajësi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Koha e llogaridhënies do të vijë. Dhe ajo nuk do të matet me konferenca për shtyp, por me bilanc real dhe ndëshkim politik”, thuhet në reagimin e ASH-së./Telegrafi/

The post ASH, Taravari: 16 punësime – 1 shqiptar, kjo është “barazia” e VLEN-it appeared first on Telegrafi.