ASH sot përmes një kumtese i drejtohet opinionit publik dhe përfaqësuesve të koalicionit VLEN me një sërë pyetjesh thelbësore, ku siç thonë, nuk mund të mbeten pa përgjigje në kohën kur Maqedonia e Veriut përballet me izolim të thelluar ndërkombëtar, me ngecje në procesin e integrimeve dhe me retorikë gjithnjë e më të rrezikshme nga vetë eksponentët qeveritarë.

Zëvendësministrja për Çështje Evropiane dhe zëvendësshefe e negociatave me BE-në, Viktorija Trajkov – ndihmësja politike e ministrit kukull Orhan Ibrahimi – deklaroi qartë në debat televiziv se:

“Për ne, negociatat me çdo kusht nuk ekzistojnë! Nëse çmimi është Maqedonia, gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas – thjesht nuk negociojmë!”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

A është ky qëndrimi i Qeverisë që VLEN po e mbron me heshtje?

A është ky qëndrimi që përfaqëson shqiptarët, apo vetëm vijën e kuqe të OBRM-PDUKM-së?

Nuk munguan as qëndrimet e partnerit strategjik të VLEN-it në zgjedhjet lokale, Maksim Dimitrievski, i cili përveç se kritikoi Parlamentin Evropian dhe eurodeputetët për “qëllime fashiste”, bëri thirrje që vendimet për të ardhmen e Maqedonisë të merren “vetëm brenda kufijve të saj” – pra, jashtë ndikimit të BE-së dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Aleanca për Shqiptarët pyet publikisht drejtuesit e grupimit VLEN: A pajtoheni ju me këto deklarata të bashkëpunëtorëve tuaj në qeveri? Cili është qëndrimi zyrtar i VLEN-it për Raportin për Maqedoninë e Veriut të miratuar në Parlamentin Evropian? Përveç deputetes Saranda Imeri-Stafaj – e cila shqiptarët preferon t’i quajë pakicë kombëtare – a ka ndonjë qëndrim tjetër përfaqësuesi juaj për këtë raport kritik dhe alarmues?

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Le t’i kujtojmë opinionit disa nga zotimet e VLEN-it: “Nëse nuk realizohen ndryshimet kushtetuese brenda 6 muajve të parë, do të tërhiqemi nga qeveria.” Sot, një vit më vonë, jo vetëm që nuk ka ndryshime kushtetuese, por Evropa na quan çerdhe e Botës Serbe, ndërsa VLEN jo vetëm që nuk është larguar nga pushteti, por hesht, hesht dhe hesht.

Kryeministri Mickoski deklaron se “Evropa tregoi fytyrën e vërtetë” – një mesazh i rrezikshëm që e largon vendin nga vlerat dhe rruga euroatlantike. A pajtoheni edhe me këtë qëndrim, zyrtarë të VLEN-it?“, thonë nga AHS.

Nga atje pyesin VLEN-in se pse nuk u tërhoqën nga qeveria? Pse nuk kërkuan llogari për mosrealizimin e premtimeve që i bëtë shqiptarëve? Apo gjithçka ishte thjesht një marketing elektoral për të zënë karrige?

Heshtja e VLEN-it është pranim i përfshirjes në një projekt për izolimin e vendit, kapjen e institucioneve nga OBRM-PDUKM dhe largimin nga procesi euro-integrues“, shtojnë nga ASH./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post ASH, Taravari: Cili është qëndrimi i VLEN-it për raportin e BE-së dhe akuzat e zyrtarëve qeveritarë ndaj Brukselit? appeared first on Telegrafi.