Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit, shpreh shqetësim të thellë për deklaratën e Igor Filkov, ministrit të Drejtësisë, për mundësinë e rishikimit të shumicës së Badenterit.

Nga ASh thonë se ky mekanizëm është themelor për garantimin e përfaqësimit të komunitetit shqiptar në institucionet e Maqedonisë së Veriut.

“Deklarata e ministrit është e papranueshme dhe përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për të drejtat dhe përfaqësimin e shqiptarëve. Pas heqjes së Balancuesit, tani kërkohet edhe heqja e Badenterit, duke vënë në rrezik barazinë etnike dhe parimet demokratike,” thekson nga ASh.

ASh për këtë ka akuzuar edhe koalicionin qeverisës VLEN.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“VLEN vazhdon të jetë mbështetës i çdo nisme antishqiptare të qeverisë jolegjitime. Me heshtjen dhe pranimin e veprimeve të tilla, VLEN po rrezikon interesat dhe të drejtat e shqiptarëve, duke e legjitimuar politikën diskriminuese të këtij pushteti”, thonë nga ASh.

ASh për këtë ka kërkuar edhe ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtarë.

“Të ndërhyjnë dhe të ndalojnë këtë ofensivë kundër përfaqësimit të shqiptarëve, sepse çdo tentativë për të hequr mekanizmat e garantimit të barazisë etnike është një sulm ndaj demokracisë dhe stabilitetit të vendit”, thuhet në reagim./Telegrafi/

The post ASh, Taravari: Deklarata e Filkovit rrezikon përfaqësimin e shqiptarëve, të ndërhyjë faktori ndërkombëtar appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";