ASh, Taravari: Ku mbetën premtimet e VLEN-it për mërgatën?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit, akuzon VLEN-in për politikat e saja ndaj mërgatës shqiptare dhe për mos zbatim të premtimeve të dhëna ndaj tyre.

“Gjatë fushatave zgjedhore, VLEN i kushtoi rëndësi të veçantë mërgatës shqiptare, duke premtuar garantimin dhe lehtësimin e votimit të saj sipas modeleve evropiane, eliminimin e deputetëve të diasporës dhe përfshirjen e votuesve jo-rezidentë në listat e brendshme. Po ashtu, u premtua krijimi i Ministrisë së Diasporës me buxhet të veçantë, përfshirja e kuadrove nga mërgata në kabinetin qeveritar dhe në administratë, si dhe lehtësira tatimore e subvencione për kthimin e mërgimtarëve dhe hapjen e bizneseve në vend.

Pas gati një viti e gjysmë qeverisjeje, këto zotime kanë mbetur vetëm në letër.

Prandaj, Aleanca për Shqiptarët kërkon nga VLEN të përgjigjet: a është kthyer ndonjë mërgimtar përmes masave të premtuara, apo, përkundrazi, është shtuar numri i atyre që e kanë lëshuar vendin?

Advertisement

Pse nuk është themeluar ende Ministria e Diasporës dhe pse nuk janë përfshirë kuadro nga mërgata në nivele vendimmarrëse?

A po rrezikon mërgata të mos marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale, duke qenë se qeveria nuk ka tërhequr vendimin për fshirjen e saj nga listat zgjedhore dhe për zvogëlimin e numrit të këshilltarëve komunalë, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Mërgata shqiptare ka dhënë shumë për vendin tonë – me punë, remitanca dhe kontribut të pandërprerë. Për këtë arsye, premtimet ndaj saj nuk guxojnë të mbeten të pambajtura”, thonë nga ASH./Telegrafi/

The post ASh, Taravari: Ku mbetën premtimet e VLEN-it për mërgatën? appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy