Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpërndarë 40 projekte kërkimore për vitin 2025. Nga to, 39 shkojnë për universitetet maqedonase, vetëm 1 për Universitetin e Tetovës. Ky është diskriminim etnik dhe shkencor në formën më të pastër, thuhet në kumtesën e sotme të Aleancës për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit.

“Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, universitetet në Shkup, Manastir e Shtip morën nga 5–6 projekte secili. Universitetet shqiptare u lanë jashtë. Ky është modeli i diskriminimit që po zbatojnë VMRO dhe VLEN ndaj shkencës shqiptare.

Ku është Akademia Shqiptare që VLEN e proklamoi? Pse nuk figuron askund? UEJL u injorua, Universiteti “Nënë Tereza” u anashkalua, ndërsa Universitetit të Tetovës iu dha vetëm një projekt – thjesht për të mos dalë lista krejt etnikisht e pastër. Një nga dyzet projekte nuk është rastësi: është raporti 39 me 1, diskriminim i pastër.

Kjo është një shuplakë për botën akademike shqiptare pa përkrahje për universitetet tona, me zëvendësministër shqiptar që hesht e nuk ekziston në publik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky nuk është rastësi. Nuk është gabim. Është politikë shtetërore e përjashtimit, që synon të fshijë kontributin shqiptar në shkencë. Është goditje për universitetet, për studiuesit dhe për çdo të ri shqiptar që ëndërron karrierë akademike në vendin e vet”, akuzojnë nga ASh.

Me këtë qeveri, shtojnë nga atje, barazia në arsim dhe shkencë është vetëm fjalë bosh. VLEN jo vetëm që hesht, por është pjesë e këtij diskriminimi./Telegrafi/

The post ASh, Taravari: MASH po bën diskriminim, 39 projekte për maqedonasit, vetëm 1 për shqiptarët appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";