ASH, Taravari: Mickoski shënon gola, VLEN ende mendon se loja s’ka filluar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit, vlerëson se deklaratat e fundit të zv. kryeministrit Arben Fetai lidhur me Ligjin për Përfaqësim të Drejtë përbëjnë një tjetër tentativë për të justifikuar paaftësinë dhe dështimet e qeverisë aktuale në raport me të drejtat e shqiptarëve.

“Të thuash se “propozimi ka qenë që në kohën e qeverisë së kaluar”, ndërkohë që sot jeni ju ata që mbani pushtetin ekzekutiv, është jo vetëm shmangie nga përgjegjësia, por edhe një përpjekje për të relativizuar fajin tuaj politik. Kjo çështje nuk është temë për kalkulime politike apo për të ndërtuar skenarë destabilizimi, siç tentoi ta paraqesë Fetai, por është një çështje drejtësie dhe barazie për shqiptarët në këtë shtet.

Dje ju akuzonit Arben Taravarin për vonesat, ndërsa sot përpiqeni të fshiheni pas së kaluarës. Por e vërteta është krejt tjetër: Mickoski po shënon gola çdo ditë në portën tuaj, ndërkohë që ju ende mendoni se loja s’ka nisur dhe se jeni jashtë fushe.

Dështimet tuaja të përditshme nuk mund të justifikohen me alibi nga e kaluara. Ju jeni në pushtet sot – dhe ju mbani përgjegjësi për punësimet etnike, për vonesat sistematike dhe për injorimin e kërkesave legjitime të shqiptarëve.

Advertisement

Aleanca për Shqiptarët dhe Arben Taravari u tërhoqën nga kjo qeveri pikërisht për shkak të kësaj qasjeje përbuzëse ndaj shqiptarëve dhe për vonesat e pajustifikueshme në miratimin e ligjeve që u takojnë me të drejtë”, thonë nga ASH.

Nga atje thonë se qytetarët nuk do të mashtrohen më me deklarata boshe. Tani është koha për veprime, për përgjegjësi dhe për ndëshkim të politikave që dëmtojnë shqiptarët në mënyrë sistematike./Telegrafi/

The post ASH, Taravari: Mickoski shënon gola, VLEN ende mendon se loja s’ka filluar appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy