ASH-Taravari: Mickoski të ndalojë lojën me të drejtat e shqiptarëve, me dërgimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë në Komisionin e Venecias procedura mund të zgjas deri në një vit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Me dërgimin në Komisionin e Venecias, ligji për përfaqësim mund të zgjas edhe 1 vit – A e kuptoi VLEN-i se kush e pengon miratimin?”, kështu reagojnë nga Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit, pas informacioneve që Ligji për Përfaqësim të Drejtë do të dërgohet në Komisionin e Venecias.

“Sot u vërtetua ajo që përsërit disa ditë me radhë Aleanca për Shqiptarët. Shefi i tyre, kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat do të kalojë së shpejti në njërën nga seancat qeveritare, por pa saktësuar se kur. Shqetësuese është fakti që Mickoski paralajmëroi se drafti i ligjit do të dërgohet për vlerësim në Komisionin e Venecias. Me gjasë, miratimi i ligjit mund të zvarritet edhe për një vit, dhe këtë e mbështesim me praktikat e mëhershme. Kujtojmë që ligji për përdorimin e gjuhëve u dërgua në Komisionin e Venecias në janar të vitit 2019 dhe mendimi erdhi pas gati një viti, në dhjetor të vitit 2019, kurse sot Mickoski e  pranon se procesi do të përsëritet edhe këtë herë për ligjin e ri për përfaqësim adekuat gjatë punësimeve në administratën publike. Pohimet e Mickoskit konfirmojnë akuzën tonë të vazhdueshme se vonesat në miratimin e ligjit nuk kanë të bëjnë me Arben Taravarin, por janë rezultat i strategjisë së qeverisë dhe kryeministrit Mickoski për të shtyrë procesin, duke lënë shqiptarët pa mbrojtje ligjore për përfaqësim adekuat në administratën publike”, thonë nga ASH.

Nga ASH thonë se “balancuesi” u hoq me propozimin e ish-ministrit Azir Aliu dhe OBRM-PDUKM-së, shqiptarët mbeten pa asnjë garanci ligjore për të drejtat e tyre.

Aleanca për Shqiptarët i bën thirrje kryeministrit Mickoski dhe OBRM-PDUKM-së që të ndalin lojën me të drejtat e shqiptarëve dhe të veprojnë menjëherë për miratimin e ligjit për përfaqësim adekuat, pa asnjë vonesë tjetër.

Advertisement

Çdo zvarritje është tradhti ndaj votuesve shqiptarë dhe pengesë për zhvillimin e një shoqërie të barabartë dhe të drejtë, dhe kjo situatë duhet të jetë alarm për përaqësuesit e VLEN-it në qeveri, që ende se kuptojnë që po nënçmohen dhe janë shndërruar në vazalë.

The post ASH-Taravari: Mickoski të ndalojë lojën me të drejtat e shqiptarëve, me dërgimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë në Komisionin e Venecias procedura mund të zgjas deri në një vit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy