ASH-Taravari: Minçev deklaroi se punësimet e shqiptarëve në administratën shtetërore do të ulen, VLEN hesht dhe nuk mbron qytetarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Minçev:  Me formimin e MAP-së u dha mesazhi se nuk ka vend për punësime partiake

Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Administratës, Goran Minçev për ndryshimet në administratë, pasi ky i fundit përmendi heqjen e balacuesit si dhe punësimin me merita e jo me ndikime partiake.

Lexo po ashtu
Minçev:  Me formimin e MAP-së u dha mesazhi se nuk ka vend për punësime partiake

Advertisement

Nga ASH përmendin faktin se Minçev tha se punësimet do të bëhen vetëm sipas numrit të banorëve “rezident”, duke aluduar në përqindje më të madhe të qytetarëve maqedonas dhe ulje të punësimeve për qytetarët shqiptarë.

Reagimi i plotë nga ASH:

“Në konferencë për shtyp në një vit qeverisje, Minçev sot paralajmëroi se në të ardhmen punësimet në administratën publike do të bëhen vetëm sipas numrit të banorëve “rezident” nga regjistrimi i vitit 2021 të popullatës edhe pse metodologjinë e ndarjes në “rezident” dhe “jo rezident” e shfuqizoi Gjykata Kushtetuese.

Advertisement

Aleanca për Shqiptarët paralajmron se me deklarimin e sotëm të Minçevit i cili vjen nga paria “ZNAM”, përfaqësimi i shqiptarëve nëpër institucionet publike gjatë punësimeve të ardhshme në vend të 29,5% do të ulet në 19%, gjë e cila edhe tashmë është duke ndodhur.

Pyesim publikisht përfaqësuesit e “VLEN” në këtë Qeveri monoetnike pse heshtin ndaj këtyre deklarimeve, kujtë i shërbejnë ata dhe çfarë fshihet pas gjithë kësaj, cili është pazari i Mexhitit, Kasamit dhe Ibrahimit me partitë maqedonase që janë në koalicion e me të cilat drejtpërdrejtë dëmtojnë Shqiptarët.

Aleanca për Shqiptarët rithekson që sa më shpejtë të sillet Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat të cilin ua lamë të gatshëm dhe mos lejohet akoma që Shqiptarët të përjashtohen nga institucionet publike gjatë punësimit.

Poashtu, i bëjmë thirrje “VLEN”-it që në vend të konferencave qesharake për regjistrimin e vitit 2021 të cilin, një pjesë e tyre e kishin votuar, të marrin masa adekuate për të mbrojtur përfaqësimin adekuat të shqiptarëve.

Advertisement

Për këtë situatë diskriminuese ndaj shqiptarëve që u bënë kjo qeveri, Aleanca për Shqiptarët tashmë ka vendosur kontakte me të gjitha përfaqësitë diplomatike në vend nga të cilat kërkojmë ndërhyrjen e tyre sa më parë. Ndërkohë, i bëjmë thirrje përfaqësuesve shqiptarë në Qeveri të reflektojnë dhe mos lejojnë “Botën Serbe” të cilën e noton edhe Raporti i fundit nga KE-ja”.

 

The post ASH-Taravari: Minçev deklaroi se punësimet e shqiptarëve në administratën shtetërore do të ulen, VLEN hesht dhe nuk mbron qytetarët appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy