Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit sot ka prezantuar pikën e gjashtë të Platformës Kombëtare.

Kjo pikë i dedikohet diasporës shqiptare pasi siç thonë nga ASH ata janë është një pasuri kombëtare për zhvillimin e shqiptarëve.

Njoftimi i plotë nga ASH-Taravari:

Të nderuar qytetarë, përfaqësues të mediave dhe bashkëkombës shqiptarë,
Shpalosja e Pikës 6 të Platformës Kombëtare:
Diaspora dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare
Të nderuar qytetarë, të dashur bashkatdhetarë,
Në prezantimin e Platformës Kombëtare, sot ndalem te një shtyllë thelbësore për forcimin dhe zhvillimin e kombit tonë, diaspora shqiptare dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.
Diaspora shqiptare është pasuri kombëtare. Ajo nuk është thjesht një pjesë e shpërndarë e popullit tonë, por një forcë e gjallë që kontribuon çdo ditë, nga ekonomia e arsimi, deri te kultura dhe politika. Aleanca për Shqiptarët është e vendosur që këtë potencial ta kthejë në motor zhvillimi për çdo komunë dhe rajon ku jetojnë shqiptarët.
Ne do të krijojmë mekanizma të qëndrueshëm për nxitjen e investimeve nga diaspora, duke lehtësuar procedurat, duke ofruar kushte të favorshme dhe duke hapur rrugë për projekte të reja që sjellin punësim dhe mirëqenie.
Po aq e rëndësishme është ruajtja e identitetit tonë kombëtar në mërgatë. Përmes shkollave plotësuese të gjuhës shqipe, aktiviteteve kulturore, sportive e artistike, do të sigurojmë që çdo brez i shqiptarëve jashtë vendit të mbetet i lidhur fort me gjuhën, traditat dhe vlerat tona.
Diaspora është gjithashtu një aleat i fuqishëm në arenën ndërkombëtare. Me diplomaci qytetare dhe partneritete me organizata e institucione të huaja, do të forcojmë zërin e shqiptarëve dhe do të mbrojmë interesat tona kombëtare kudo në botë.
Një komb që bashkohet me diasporën e tij është një komb i pathyeshëm.
Ky është besimi ynë. Kjo është rruga jonë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post ASH-Taravari prezanton pikën e gjashtë nga Platforma Kombëtare – Diaspora shqiptare është pasuri kombëtare appeared first on Telegrafi.