ASH, krahu i Arben Taravarit, sot ka shprehur shqetësimin serioz për diskriminimin që u bëhet shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore.

“Derisa VLEN lavdërohet me disa punësime që numërohen në gishtat e njërës dorë, publiku është dëshmitar se brenda një viti ka pasur rreth 1.000 punësime maqedonasish, ndërsa numri i shqiptarëve të punësuar mbetet qesharak dhe shqetësues – madje edhe në institucione që drejtohen nga eksponentë të VLEN-it.

A është kjo mënyra se si VLEN dëshiron ta shesë dështimin si arritje, kur mbarë popullata shqiptare e thotë fuqishëm se më keq se sot, kurrë nuk kanë qenë?

E rikujtojmë VLEN-in se deshqiptarizimi i administratës dëshmohet me fakte: nga 205 punësimet e fundit, vetëm dy ishin shqiptarë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas të dhënave publike dhe lehtësisht të verifikueshme, nga gjithsej 205 punësime dhe avancime të fundit në institucione si Enti i Statistikave, Arkivi Shtetëror, Drejtoria e të Ardhurave Publike, Ministria e Kulturës, Dogana, TEC Manastir dhe të tjera, vetëm 2 shqiptarë janë punësuar apo avancuar, në krahasim me 203 maqedonas. Ky disproporcion është tregues i qartë i një politike të drejtuar për të zbehur përfaqësimin shqiptar në administratë.

Nga ana tjetër, afrimi i zgjedhjeve lokale gjithnjë e më shumë nxjerr në sipërfaqe dështimet e VLEN-it ndaj partnerëve maqedonas në qeveri. Kjo falë faktit se publikisht, Stoilkoviq ua ndalon të flasin shqip, si dhe me ndarjen e mjeteve për qindra projekte nga ministria që ai drejton për maqedonasit, serbët dhe romët, ndërsa shqiptarëve u pranohen vetëm tre projekte – edhe ato persona të afërt me Arben Fetain. Po ashtu, Angellov këto ditë, në një paraqitje publike, pohoi me zë dhe figurë se pas zgjedhjeve lokale do ta miratojnë Ligjin për “Branitellat” pa e pyetur fare VLEN-in”, thuhet në kumtesën e ASH-së./Telegrafi/

The post ASH, Taravari: Shprehim shqetësimin për diskriminimin që u bëhet shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";