Aleanca për Shqiptarët ka reaguar në lidhje me bllokimin e rrugës Mavrovë-Dibër pikërisht në ditën kur votohet në rrethin e dytë për zgjedhjen e kryetarit të Komunës së Dibrës.

“Në ditën e votimit kur me Kushtetë ndalohet çdo veprimtari që pengon qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e votës, pushteti aktual ka izoluar Dibrën dhe pengon dibranët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike.

Në ditën e diel, ditë votimi, që nga orët e paradites realizohen punimet në asfaltimin e rrugës Mavrovë-Dibër dhe për pasojë kjo rrugë mbahet e bllokuar.

Kjo situatë u ka pamundësuar shumë dibranëve që janë me punë të përkohshme në qytetet e tjera të vijnë dhe të shfrytëzojnë të drejtën e votës. Kërkojmë nga autoritetet që urgjentisht të zhbllokojnë rrugën dhe të kërkohet përgjegjësi për ata që kanë dhënë urdhër për një skenar të këtillë”, thuhet në reagimin e ASH-së./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post ASH: Urgjentisht të zhbllokohet rruga Mavrovë-Dibër appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";