“Në tentimin e fundit të kësaj qeverie monoetnike për të kontrabanduar ndryshimet në Kodin Zgjedhor në Kuvend, deputetët e Aleancës për Shqiptarët, përkundër vërejtjeve të shumta, treguan gatishmëri që ta përkrahin ligjin, me kusht që qeveria të shfuqizojë vendimin për uljen e numrit të këshilltarëve në komuna. Ky vendim duhej të ndryshohej pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi se metodologjia për ndarjen e qytetarëve në rezidentë dhe jorezidentë është kundërkushtetuese”, reaguan sot nga Aleanca për Shqiptarët.

Nga ASH thonë se Qeveria nuk u tërhoq nga qëllimi i saj për të minimizuar rolin e komunave të udhëhequra nga shqiptarët dhe të faktorit politik shqiptar në tërësi.

“Situata është e qartë: VLEN-i është pajtuar me pretendimet e Mickoskit për të rrënuar çdo gjë shqiptare. Madje, anëtari i tyre në KShZ, Abdush Demiri, mungoi në seancën vendimtare për fatin e mërgatës dhe të komunave shqiptare. Dhe sot, pa fije turpi, të njëjtit dalin në terren e kërkojnë besimin e qytetarëve për të marrë në qeverisje komunat që, me heshtjen dhe aprovimin e tyre, u masakruan e u relativizuan nga qeveria më antishqiptare që ka njohur pluralizmi politik. Kjo manovër nuk kalon te shqiptarët. Tetori është afër dhe verdikti i shqiptarëve do të jetë fatal për këtë grupim të izoluar, që për pushtet e për të shpëtuar përfaqësuesit e vet nga skandalet korruptive, shqelmoi çdo arritje shqiptare. Po të mos ishin shndërruar në vazalë të VLEN-it dhe po të pranoheshin kërkesat e Aleancës për Shqiptarët, sot nuk do të ndodheshim përpara këtij absurdi të vendimit arbitrar të Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Aleanca për Shqiptarët mbetet në anën e qytetarëve, duke mbrojtur interesin kombëtar dhe barazinë e vërtetë politike”, thuhet në reagimin e ASH-së.

The post ASH: VLEN janë pajtuar me Mickoskin që të rrënojnë çdo gjë shqiptare appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";