ASH: VLEN nuk e ka përkrahjen e qytetarëve, po realizojnë vendimet anti-shqiptare nga qeveria monoetnike e Mickoskit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Aleanca për Shqiptarët ka kritikuar koalicionin VLEN, pasi sipas tyre po miraton të gjitha vendimet anti-shqiptare të Hristijan Mickoskit.

Sipas ASH-së, liderët e VLEN-it shprehin vazalitet ndaj Mickoskit, edhe pse e dinë se populli nuk i beson më.

Komunikata e plotë e Aleancës për Shqiptarët

Me një dështim të plotë në realizimin e premtimeve elektorale të vitit 2024 dhe me një seri vendimesh antishqiptare nga qeveria monoetnike, krerët e grupimit VLEN po enden nëpër terren për të mashtruar sërish qytetarët.

Advertisement

Lajmi i mirë në këtë katrahurë është se populli e ka kuptuar qartë tradhtinë e tyre, etjen për pushtet me çdo çmim dhe vasalitetin ndaj kryeministrit më antishqiptar në historinë e pluralizmit politik.

Mosinteresimi i qytetarëve për farsën e tyre elektorale flet më shumë se çdo gjë tjetër: shqiptarët i përbuzin. Një grup prej rreth 50 pushtetarësh që shfaqen në terren për të prodhuar një eufori artificiale vetëm dëshmon shkëputjen e plotë nga realiteti.

Gjuha e tyre kamikaze, plot mllef, ofendime dhe shpifje, është tregues i qartë i vetëdijes së nënvetëdijshme se këtë betejë e kanë të humbur para se të fillojë. Premtimet boshe dhe dështimet e mëparshme e kanë bërë të qartë se VLEN, që në popullatë nuk gëzojnë besim, po shfaqen vetëm me fjalor rrugaçërie politike, duke rikthyer memorien e përçarjeve dhe fyerjeve të së kaluarës.

Euforia, entuziazmi dhe vullneti i qytetarëve sot janë në opozitën e bashkuar shqiptare, që e ka kuptuar se zgjedhjet e tetorit janë një referendum kundër kësaj qeverie antishqiptare dhe kundër vasalëve të saj. Tetori është afër.

Advertisement

The post ASH: VLEN nuk e ka përkrahjen e qytetarëve, po realizojnë vendimet anti-shqiptare nga qeveria monoetnike e Mickoskit appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy