Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut (ASHAM) propozon që të krijohet ministri e re për arsim të lartë, me qëllim që të bëhen reforma thelbësore të cilat do të kenë karakter sistematik. Kryetari i ASHAM, Zhviko Popov, në fjalimin e tij solemn me rastin e 80 vjetorit të konstituimit të akademisë, porositi që arsimi i lartë duhet të trajtohet si prioritet strategjik për shtetin.
“Pa mëdyshje është konkluzioni se nevojiten reforma rrënjësore në fushën e veprimtarisë hulumtuese-shkencore dhe arsimit të lartë.ASHAM patjetër duhet të jetë udhëheqës i këtyre ndryshimeve të rëndësishme thelbësore. Ata patjetër duhet të kenë karakter sistematik dhe të trajtohen si prioritete strategjike të shtetit, të cilat mes tjerash do të përfshinin edhe formimin e një ministrie të ve çantë për arsim të lartë dhe shkencë. Kornizë ligjore të avancuar dhe racionale për arsim të lartë dhe veprimtari hulumtuese-shkencore”, deklaroi Zhivko Popov, Kryetar i ASHAM.
Në fjalimin e tij të gjatë, akademiku Popov elaboroi punën e ASHAM, ndërsa vëmendje të veçantë në fjalimin e tij iu dha avancimit dhe mbrojtjes së gjuhës maqedonase, duke theksuar se nuk është konstruksion artificial.
“Akademia gjithashtu sërish do të punoj në një projekt me rëndësi të lartë nacionale për avancimin dhe mbrojtjen e gjuhës maqedonase. Në vitin kur shënojmë 80 vjet, me keqardhje duhet të konstatojmë se gjuha maqedonase është e vetmja gjuhë nacionale në Evropë, bashkë me gjuhën malazeze pa korpus të saj nacional. Ky është lëshim i madh që patjetër të korrigjohet”, tha Zhivko Popov, kryetar i ASHAM.
Mbrojtja e gjuhës maqedonase, sipas Popov, duhet të vazhdojë përpara institucioneve ndërkombëtare./Alsat/