Nga mesnata ka filluar heshtja zgjedhore, e cila do të zgjasë deri më 2 nëntor 2025 në orën 19:00, njofton Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale.

Sipas Agjencisë, gjatë periudhës së heshtjes mediat mund të vazhdojnë të raportojnë për procesin zgjedhor dhe për rrjedhën e votimit, por nuk lejohet asnjë formë e paraqitjes mediatike zgjedhore.

“Nëse gjatë ditëve të heshtjes zgjedhore mediat transmetojnë ose publikojnë çfarëdo informacioni, fotografie, materiali audio apo audiovizual që lidhet me ose përfshin pjesëmarrës në zgjedhje; apo çdo formë raportimi që hapur ose fshehurazi mund të ndikojë në vendimin e votuesve; si edhe të dhëna që zbulojnë identitetin e subjekteve politike ose individëve të përfshirë në incidente apo parregullsi gjatë ditës së votimit — kjo do të konsiderohet si shkelje e heshtjes zgjedhore,” thuhet në njoftimin e AShMAA-së.

Agjencia apelon që të gjitha mediat ta përshtatin programin e tyre në përputhje me rregullat e heshtjes zgjedhore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";