Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) u kujton transmetuesve se sot është afati i fundit për publikimin e rezultateve të sondazheve të opinionit publik për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale 2025.

Nga ASHMAA thonë se sipas Kodit Zgjedhor, sondazhet e opinionit publik në lidhje me pjesëmarrësit në procesin zgjedhor mund të publikohen jo më vonë se pesë ditë para datës së caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve për raundin e dytë të votimit, pra jo më vonë se ora 24:00 e 27 tetorit 2025.

“Rezultatet e sondazheve të opinionit publik të kryera në vetë ditën e zgjedhjeve nuk mund të publikohen para mbylljes së qendrave të votimit”, thonë nga ASHMAA.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";