Bashkëkryetari i partisë Bullgaria Demokratike, që është pjesë e koalicionit qeverisës bullgar, Atanas Atanasov, tha se Kuvendi Kombëtar do të vendos nëse do të hiqet vetoja e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut.

Siç njoftoi korrespondenti i AIM-s nga Sofja, Atanasov për “BTV” tha se si përkrahës i bindjeve euroatlantike, mendon se Bullgaria duhet të jetë e rrethuar nga aleatë.

Bullgaria është e interesuar për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, por sipas tij për momentin nuk ka kushte për një gjë të tillë.

Atanasov beson se vetë Maqedonia e Veriut nuk ka treguar sjellje konstruktive, ndërsa në Kuvendin kombëtar nuk ka shumicë që kjo të ndodhë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Atanasov: Kuvendi kombëtar do të vendosë nëse mund të hiqet vetoja për Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.