Shërbimet greke të shpëtimit kanë përfshirë sot një dron nënujor në operacionin për gjetjen e të zhdukurit të tretë, shtetasit të Maqedonisë së Veriut, Martin Jovanovski.

Droni me kamerën e ujit, u vendos në funksion me shpresën se i treti i grupit të maqedonasve që u zhdukën nga plazhi i Halkidikit të shtunën pasi u tërhoqën nga rrymat detare, do të gjenden diku.

Dy turistët e tjerë maqedonas, Ivan dhe Vasil, u shpëtuan nga shërbimet greke të shpëtimit.

Vëllai i Martinit, Goran Jovanovski, përmes rrjeteve sociale ka apeluar për ndihmë, duke publikuar një hartë të vendndodhjes ku është gjetur shoku i tij Ivan, i cili është shpëtuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai kërkoi nga të gjithë që nëse munden ta ndajnë postimin e tij, duke theksuar se edhe pse kanë kaluar katër ditë, ai, familja e tij dhe të gjithë të përfshirë në kërkim nuk po heqin dorë nga shpresa se Martini do të gjendet i gjallë.

Vazhdimi i operacionit të shpëtimit u vu në pikëpyetje, pasi sipas ligjit grek ai duhej të përfundonte sot, në ditën e katërt.

Autoritetet maqedonase i’u përgjigjën kërkesës së vëllait të Martinit, Goran Jovanovskit për të vazhduar, kështu që pasi kreu i diplomacisë maqedonase, Bujar Osmani, foli me kolegun e tij Nikos Dendias, shërbimet greke të shpëtimit, pavarësisht afatit të kaluar, vendosën të vazhdojnë operacionin e shpëtimit për Martinin edhe nesër.


Kërkimet për shtetasin e tretë të Maqedonisë në ujrat e detit grek, do të vazhdojnë edhe nesër
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Autoritetet greke të shpëtimin, përdorën dron nënujor për të gjetur shtetasin e Maqedonisë në ujrat e detit grek shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";