Në ditën e votimit, qytetarët kanë në dispozicion linjë telefonike falas ku mund t’i paraqesin parregullsitë eventuale gjatë votimit. Avokati i Popullit ka bërë me dije se këto linja telefonike do të jenë të hapura gjatë gjithë kohës sa zgjatë votimi, gjegjësisht nga ora 07:00 deri në orën 19:00.

“Nëse qytetarët vërejnë parregullsi ose ndonjë pengesë gjatë realizimit të së drejtës së votës së tyre, mund të lajmërohen në numrin e telefonit falas 0800-54321”, thonë nga Avokati i Popullit.

Gjithashtu përveç që mund të lajmërohen në telefon, Avokati i Popullit ka njoftuar se denoncimet e tyre, qytetarët mund të bëjnë edhe me prezencë fizike.

“Denoncimet qytetarët mund t’i bëjnë edhe në 7 zyrat e Avokatit të Popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip”, theksojnë nga Avokati i Popullit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga institucioni i Ombudsmanit rikujtojnë qytetarët se organet kompetente janë të obliguara që të sigurojnë mbrojtje të plotë të së drejtës së votës të garantuar me kushtetutë, e cila ushtrohet drejtpërdrejt dhe fshehurazi në zgjedhje.