Avokati i Popullit, Naser Zyberi në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se deri tek ky institucion ka ankesa të shumta në lidhje me punën e përmbaruesve.

Zyberi tha se do të ngritet nismë që të ndryshojë ligji për marrëdhënie obligative, që të kufizohet niveli i kamatës që ka debitori ndaj kreditorit.

“Një numër shumë i madh i ankesave janë si rezultat i faturimeve shumë të larat të borxheve si rezultat i kamatave. Në këtë drejtim, mendoj se është e palejueshme që kamata të jetë tre fish më e lartë se sa borxhi bazë që debitori e ka ndaj kreditorit. Në këtë drejtim mendoj se duhet urgjentisht të intervenohet”, tha mes tjerash Naser Zyberi, Avokat i Popullit.

Avokati i Popullit në Maqedoni: Urgjentisht të intervenohet në punën e përmbaruesve shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";