Të dielën, në raundin e parë të Zgjedhjeve Lokale, zyra e Avokatit të Popullit do ta aktivizojë linjën telefonike falas 0800-54321, në të cilën qytetarët nga ora 7 deri në 19 do të mund të raportojnë shkelje të të drejtës zgjedhore.

Raportimet mund të bëhen edhe personalisht në të gjitha shtatë zyrat e Avokatit të Popullit – në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, si edhe në numrat lokalë të telefonit të publikuar për çdo qytet.

Nga institucioni informojnë se do të ndërmerren masa urgjente për mbrojtjen e të drejtave të votuesve, ndërsa kujtojnë se e drejta e votës është e garantuar me Kushtetutë dhe se çdo shkelje e saj përbën vepër të dënueshme.

Avokati i Popullit apelon që të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor të veprojnë me përgjegjësi dhe të respektojnë protokollet shëndetësore gjatë votimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";