Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku sot në konferencë për shtyp tha se mbi 20 persona në aksidentin në Bullgarinë janë nga Komuna e Studeniçanit.

Ai shtoi se në mesin e viktimave janë edhe një nënë me katër fëmijë dhe motra e saj me dy fëmijë si dhe një mësimdhënëse me të bijën e saj.

“Është humbje e madhe për të gjithë ne, për gjithë shtetin dhe posaçërisht për Studeniçanin. Humbja është e madhe, shpreh ngushëllime, ndërsa Zoti i shpërbleftë me Xhenet viktimat”, u shpreh Sadiku.

Ndryshe, në aksidentin tragjik në Bullgari humbën jetën 45 persona dhe 7 të tjerë mbetën të lënduar./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Azem Sadiku: Dhimbja është e madhe, mbi 20 viktima janë nga komuna jonë shkruan Telegrafi.