Në një njoftim të fundit, Agjencia e Zbatimit të Gjuhës (AZGJ) ka bërë të qartë se personat juridikë privatë duhet të pranojnë dokumente në dy gjuhë nga institucionet publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV), përcjell Telegrafi.

Nëpërmjet një deklarate, AZGj-ja ka sqaruar se:

1. Kompetencat e AZGj-së janë të përcaktuara me nenin 19 të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, ku roli i saj është mbështetës ndaj institucioneve publike.

2. Të gjitha personat juridikë, përfshi ato që kryejnë autorizime publike, janë të obliguar të pranojnë dokumente që dalin nga institucionet publike të RMV-së, qoftë në dy gjuhë apo në një gjuhë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

3. Personat juridikë privatë janë të themeluar nga aktet juridike të institucioneve publike dhe duhet të zbatojnë çdo ligj që lidhet me klientët e tyre, duke përfshirë edhe atë të gjuhës.

4. AZGj-ja i sugjeron personave juridikë privatë, përfshirë bankat e nivelit të dytë, që për të respektuar klientët e tyre dhe për të evituar keqkuptimet e mundshme, të ofrojnë shërbime edhe në gjuhën amtare të klientëve.

AZGj-ja thekson se ofrimi i shërbimeve në gjuhën e klientit paraqet një nivel më të lartë të respektit dhe demokracisë, si dhe një pranim të diversitetit gjuhësor dhe të të drejtave themelore të njeriut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky sqarim vjen pas ankesave të mediave për mospranimin e dokumenteve në dy gjuhë nga bankat e nivelit të dytë në RMV. AZGj-ja fton personat juridikë privatë të respektojnë kërkesat gjuhësore të institucioneve publike dhe të ofrojnë shërbime të përshtatshme për klientët e tyre. /Telegrafi/

The post AZGj: Personat juridikë privatë të detyruar të pranojnë dokumente në dy gjuhë të institucioneve publike appeared first on Telegrafi.