Sfidat kyçe në sigurimin e konkurrencës, qëndrueshmërisë dhe pluralizmit, përmirësimit të statusit social dhe ekonomik të gazetarëve, si dhe reformimin e politikave dhe ligjeve të medias, janë ndër temat të cilat u diskutuan në punëtorinë e reformave mediatike: “Drejt sektorit mediatik të qëndrueshëm, të larmishëm dhe të sigurtë: Mbështetja e demokracisë dhe pluralizmit edhe në shërbim të qytetarëve”.

Organizatorët e punëtorisë dyditore janë Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës (MSHIA), Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe anëtarët e konsorciumit që e implementuan projektin: “Bashkimi Evropian për Lirinë e shprehjes: Harmonizimi i legjislacionit mediatik nacional me të drejtën e BE-së dhe standardeve mediatike evropiane”.

“Liria e shprehjes është vlerë themelore e demokracisë dhe e të drejtave të njeriut. Bashkimi Evropian ka një rol të rëndësishëm në promovimin dhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes në vendet kandidate dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Maqedoninë e Veriut”, theksoi në fjalën e tij ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu.

Ai, gjithashtu theksoi se MSHIA-ja me mbështetjen e BE-së punon fuqishëm në përmirësimin dhe përforcimin e lirisë dhe transparencës së mediave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Azir Aliu: Punojmë në përmirësimin dhe përforcimin e lirisë dhe transparencës së mediumeve appeared first on Telegrafi.